SHBA i shpreh ngushëllimet Iranit
SHBA nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin, por ka kërkuar të jetë pranë popullit iranian si pjesë e një përpjekjeje për ta tërhequr Teheranin në negociatat mbi programin e polemizuar bërthamor.
"Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllimet familjeve për ata që humbën jetën gjatë rrëzimit të sotëm të një avioni të "Caspian Airlines" që transportonte pasagjerë nga Teherani në Erevan të Armenisë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelly në një deklaratë.
Avioni i "Caspian Airlines" udhëtonte nga Teherani për në Erevan kur u rrëzua dje në mëngjes pranë qytetit Qazvin, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Në njoftimet e medias thuhej se në avion kishte 153 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. IRNA citonte zyrtarë të thoshin se avioni ishte rrëzuar 16 minuta pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar ''Imam Khomeini'' në Teheran dhe se të gjithë personat në bord kishin gjetur vdekjen.
Kelly tha se Departamenti i Shtetit po punonte përmes ambasadës amerikane në Erevan dhe përmes një zyre zvicerane në Iran për të përcaktuar nëse kishte qytetarë amerikanë në bord.
Që pas marrjes së detyrës, presidenti Barack Obama ka bërë një sërë hapjesh në drejtim të Iranit, përfshi edhe një mesazh të regjistruar drejtuar popullit iranian për Vitin e Ri.
SHBA i prishi marrëdhëniet me Teheranin 30 vjet më parë gjatë krizës së pengjeve të vitit 1979-1981, në të cilën një grup militant studentësh iranianë mori peng 52 diplomatë amerikanë në Ambasadën amerikane për 444 ditë.