E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA iuron Iranin për Vitin e Ri persian

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka uruar popullin iraninan për fillimin e Vitit të Ri persian.

“Populli i SHBA-së bashkohet me ju në mirëpritjen e mundësive që sjell ky vit. Ndërsa përballemi me sfida të reja, ne mbetemi të angazhuar në mbështetjen tonë për të drejtat humane universale dhe për lirinë e shprehjes, të drejta këto që promovojnë paqe dhe përparim”, thuhet në deklaratën e sekretares Klinton.

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, po ashtu i ka dërguar Iranit urimet e tij për “paqe dhe bashkëjetesë”. Urimet vijnë në kohën e tensioneve të larta mes të dy vendeve, për shkak të programit bërthamor të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›