E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja, gol “made in Hollivud”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan vendin e parë në grupin C dhe një vend në fazën e një të tetave, falë një goli “made in Hollivud” të Donovan, pikërisht në minutat shtesë të ndeshjes kundër Algjerisë.

Amerikanët ishin dukshëm superiorë gjatë gjithë ndeshjes dhe patën raste shumë të qarta për të shënuar. Algjeria e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të kapitenit Yahia në sekondat e fundit të takimit,

Takimin e ndoqi edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në prani të presidentit të FIFA-s, Jozef Blater. Në takimin Angli-SHBA ishte i pranishëm zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Xho Bajdën.

Grupi C
1. SHBA 3 1 2 0 4 3 5
2. Anglia 3 1 2 0 2 1 5
3. Sllovenia 3 1 1 1 3 3 4
4. Algjeria 3 0 1 2 0 2 1

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›