E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi thërret Henri në “Elize”

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, e ka pritur shumë keq eliminimin e shpejtë të përfaqësueses së vendit të tij nga Botërori i Afrikës së Jugut.

Sipas radios “RMC”, Sarkozi ftoi sulmuesin Tieri Henri në një takim të veçantë në “Shamps Elize”, të enjten, për të marrë shpjegime për gjithçka që ka ndodhur në gjirin e “gjelave”, e veçanërisht për incidentin që solli edhe përjashtimin e sulmuesit Nikolas Anelka nga ekipi.

Henri u kthye në Francë më një avion privat menjëherë pas eliminimit nga Botërori.

Shtypi francez reagoi shumë ashpër në lidhje me dështimin e ekipit të futbollit, duke e konsideruar eliminimin si fundin e një kalvari të gjatë, ndërsa trajnerin Rajmond Domenek si më të urryerin e historisë së kombëtares franceze.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›