E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja ndërmerr sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA - Presidenti Barak Obama ka nënshkruar sanksione të reja amerikane kundër Iranit, duke vënë në shënjestër monedhën iraniane rial, tashmë të dobësuar.

Shtëpia e Bardhë thotë se do të vendosë sanksione mbi bankat e huaja dhe të tjerët të cilët me vetëdije blejnë ose shesin shumë të mëdha riali. Sanksionet përfshijnë edhe bankat që mbajnë llogari të mëdha në rial.

SHBA-të gjithashtu do të sanksionojë ata që shesin pjesët që Irani mund t'i përdorë për të ndërtuar makina, kamionë dhe automjete të tjera, dhe ndaj atyre që japin mbështetje materiale për zyrtarët iranianë në shënjestër tashmë nga sanksione më të hershme amerikane.

Sanksionet e reja janë pjesë e përkushtimit të Obamës për të ndaluar Iranin nga ndërtimin e një arme bërthamore, akuzë që Irani e mohon dhe për dështimin e Iranit për të përmbushur detyrimet e tij ndërkombëtare.
(a.k/Voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›