E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çmendet" Perez, 145 mln euro për Bejl-Suarez

Gareth Bejl dhe Luis Suarez, së bashku në "Bernabeu". Është kjo përgjigjja e Realit të Madridit ndaj blerjes së Nejmarit nga ana e Barcelonës. Janë të sigurt në Angli, por flitet për shifra që janë vërtet jashtë merkatos dhe për të cilat Florentino Perez, që është rizgjedhur president, duhet të manovrojë duke sakrifikuar jo pak. Gati 100 milionë euro për arkat e Totenhamit në këmbim të kartonit të Bejl, ndërsa 45 milionë euro të tjera do të derdhen për Luis Suarezin. Nuk do të ishte hera e parë që Perez, si dhuratë falënderimi për zgje-dhjen në postin e presidentit, fut dorën në portofol për të nxjerrë që aty shuma vërtet të konsiderueshme. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›