E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francesk Radi: Ferdinandi, pike referimi per muziken time Izaura Ndoj

Perkujtohet 70-vjetori i lindjes se aktorit te mirenjohur te skenes dhe ekranit, Ferdinand Radi, i ndare nga jeta 8 vjet me pare. Jeta dhe veprimtaria artistike ka ardhur dje mes miqsh dhe kolegesh te shfaqura ne nje kolazh me rolet e tij ne kinematografi, pergatitur nga AQSHF. Ne nje interviste per "Koha Jone" vellai i Ferdinandit, Francesk Radi, rrefen momentet me te vecanta me te, lidhjen e ngushte, ndikimin e tij tek pasioni per muziken, si dhe mungesen e tij ne kete 70-vjetor. Ferdinand Radi lindi ne Durres, me 29 gusht 1942, ne nje familje intelektuale. Ai ishte nipi i Vincens Prenushit nga nena, dhe i Lazer Radit nga babai. Ne vitin 1945, me clirimin e vendit, familja vendoset ne Tirane. Ne vitet e shkolles shquhej per humorin e tij te holle. Fillimet e veta, Radi i ka ne sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri ne vitin 1962 luajti me ekipin e pare te Dinamos, derisa mbaroi shkollen e mesme, pastaj iu desh te zgjidhte mes sportit dhe artit. Ne kete zgjedhje ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, nga e cila do te kushtezohej me pas vete jeta e Ferdinand Radit. Qe angazhuar ne trupa teatrore, por punoi me kontrate edhe prane Teatrit Kombetar dhe Teatrit te ILA (Akademia e Arteve). Ketu interpreton ne nje sere pjesesh, te cilat evidentuan aftesite aktoriale te tij. Kjo pjesemarrje me trupen profesioniste ndikoi edhe ne aktivizimin e tij ne film. Me denimin e Kujtim Spahivoglit ne 1974-n, kur Ferdinand Radit iu hap nje plage e madhe ne shpirt, mori fund edhe endrra e tij per t'u bere aktor profesionist. Shto ketu edhe veshtiresi te tjera politike te familjes, Radi nuk arriti te behej i tille, vetem atehere kur u shemb diktatura. U nda nga jeta me 11 shkurt 2004, pas nje ataku kardiak. Ne teater luan ne pjeset "Vizita e dames plake", "Ezopi", "Rikardi i trete", "Kush vjedh nje kembe, ka fat ne dashuri" etj., ku shquhet per role te vecanta karakteri. Ndersa ne film e nisi me rolin e tipografit ne "Kur zbardh nje dite", per te vazhduar me Zanin tek "I treti", kapter Mevlani te "Historiani dhe kameleonet", Sejmenin tek "Balada e Kurbinit", arixhiu nga "Vdekja e kalit", si dhe roli i fundit i Mishariut ne filmin "Nata".

Sot, miq, kolege dhe familjare kujtuan Ferdinand Radin ne 70-vjetorin e tij te lindjes. Si ndiheni?

Natyrisht qe ndihem shume mire. Ne fakt, une nuk kam ndonje merite te madhe per kete organizim dhe nderim per Nadin. E gjithe kjo eshte nje merite e Bujar Kapexhiut, e vendosmerise se tij per te sjelle kete liber me permbledhje per Nandin. Ai mblodhi materialet, i redaktori, dhe mblodhi sot miqte dhe koleget me te afert ne nderim te 70-vjetorit te lindjes se vellait tim. Nandi per te gjithe miqte e tij ka bere shume, i ka dashur dhe e kane dashur, me vjen mire qe edhe sot ne kete takim nuk e kishin harruar, por perkundrazi e kujtojne me mall. Ferdinandi eshte vellai im, por humbja me e madhe eshte per miqte e tij, pasi ata ndjejne me shume ate humbje sesa familja.

Francesk sa i lidhur ke qene me Nandin?

Kemi qene shume te lidhur, sepse kam nje profesion qe me ben te kem lidhje te forta me publikun. Ferdinandin e kam pasur gjithmone pike referimi, pike qe shpesh here ne krijimet e mia, ai me jepte mendimet, nese kjo poezi ben apo nuk ben. Shpesh here arrinte deri aty sa me thoshte hiqe shpejt kete varg nuk ben. Me pak fjale e kam pasur shume afer me kenget e mia, sepse Nandi me te vertete nuk kishte ze per te kenduar, por ama e kuptonte shume mire kengen. E vecanta e lidhjes sone ka qene se ai sukseset dhe aktivitetet e mia i perjetonte shume, i perjetonte sidomos kur jurite nuk me vleresonin aq sa duhet dhe ai nervozohej. Ne fakt, ne ato momente kisha me shume hallin e Nandit sesa te cmimit qe ndoshta s'ma jepnin ne cdo festival.

Ferdinandi ka qene dhe me i madhi i familjes Radi, mbase zgjedhja e tij per t'u bere artist ndikoi dhe tek te tjeret?

Nandi ka qene vellai i madh dhe sigurisht qe ndikoi pak tek zgjedhjet tona. Pavaresisht gjerave se si rrjedhin, une kam pasur pasion muziken, Nandi kishte pasion penen, dhe nuk e la per asnje moment pasionin e tij per te sjelle drama ne skenen shqiptare. Ishim te dy te njejte, por ne te njejten kohe dhe te kundert ne pasione.

Cfare ndodhi me Ferdinandin pas viteve '90, pasi ai nuk reshti se luajturi personazhe dhe karaktere nga me te vecantit ne cdo film?

Nandi gjithmone ka krijuar, gjithmone eksperimentonte, por dihet se gjate fillimeve te karrieres se tij dhe deri ne vitet '90 sistemi totalitar i kritikonte dramat qe Nandi bente me aq pasion dhe deshire per te sjelle prurje te reja dhe per te lene gjurme ne Kinematografine shqiptare. Por, natyra qe ai kishte gjithmone ishte i permbajtur dhe qendronte brenda kornizes se realizmit socialist, por pas '90-s artistet u cliruan dhe ishin me te lire per te bere cdo lloj kritike dhe roli. Edhe pse kishte probleme me shendetin, Nandi nuk u ndal asnje moment dhe pati nje sere rolesh qe u vleresuan gjate ketyre viteve, sidomos ne zhanrin e humorit.

Si i kujtoni ditet e fundit te Ferdinandit?

Ai pati nje periudhe jo forte te kendshme, por asnjeri nuk e dinte qe ai mund te mbaronte kaq shpejt. Meqenese po jap kete interviste, dua te kujtoj momentet e fundit kur Rajmonda Bulku vinte me makine dhe merrte Nandin dhe e nxirrte nga liqeni. Dua ta falenderoj nga zemra, pasi ne momente me te veshtira i ka ndenjur prane, jo vetem ajo, por te gjithe miqte qe e kane dashur. Nandi u nda nga jeta pa e marre vesh. E kujtoj si sot, Rozi do te jepte provimin ne Akademi dhe Nandi me mori ne tel per t'me thene qe te shkoja ta merrja dhe ta coja te shikonte Rozin, dhe pas 5 minutash me moren ne telefon dhe me thane hajde shpejt ne shtepi se Nandi mbaroi.

Francesk, mendoni se Nandi ka ikur me ndonje peng te parealizuar si ne jeten artistike ashtu dhe familjare?

Mendoj qe endrrat e tij Nandi i realizoi te gjitha, pavaresisht deshirave ne kohe te caktuar. Natyrisht qe endrrat s'kane fund, pasi njeriu kerkon vazhdimisht gjera te reja dhe ai kishte shume energji per te bere gjera te ndryshme. Ai iku ne nje moshe fare te re 62 vjec, ishte nje moshe qe ai filloi nje lloj krijimtarie te pjekur dhe te larte artistikisht. Ne cdo fjale qe ai thoshte kishte humor, ne cdo batute qe shprehej ai i kishte momentale dhe shpesh here mendonin se ai i kishte te pergatitura me pare. Me te mund te diskutoje cdo lloj problemi, ai njihte mire teatrin dhe kishte nje pasion te madh per zhvillimin e dramaturgjise dhe lojes autoriale.

Sot, ju mungon prania e tij?

Pa diskutim qe na mungon, por me vjen mire qe sot e nderojne te gjithe. Sot, kam pare miqte dhe shoket e tij qe kisha vite pa i pare dhe me kete rast dua t'i falenderoj te gjithe per ate kujtese, simpati dhe dashuri qe kane pasur per Ferdinandin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›