E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi profesional mundësi të mëdha punësimi

 Por, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, shprehet optimist, kur deklaron se të gjithë nxënësit që kanë mbaruar një shkollë të tillë janë të punësuar, çka përkthehet edhe një thirrje për të tjerë për t’u orientuar në këtë drejtim. Sipas tij, rreth 80 për qind e nxënëse që kanë mbaruar shkollat profesionale në Shqipëri janë të punësuar, teksa shtoi se nxënësit e viteve të IV-ta në shkollat e mesme turistike në rrethe janë të gjithë në punë.

Së bashku me ambasadori austriak Florian Rauning, vendi i të cilit është një nga investuesit kryesor në këtë drejtim, ministri ishte në panairin ndërkombëtar tre ditor të firmave ushtrimore të shkollave ekonomike zhvilluar në Tiranë, ku marrin pjesë nxënës dhe mësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Serbia.

“Ne po investojmë për arsimin profesional, po ndërtojmë 7 shkolla të reja profesionale që  e rrisim kapacitetin me 15 për qind në sistem, kemi një rrjet konviktesh që ju vihet në dispozicion nxënësve të zonave të thella që vijojnë arsimin profesional. Gjithashtu kemi një paketë bursash për nxënësit e arsimit profesional, po përkthejmë tekstet më të mira të shkollave të huaja, të gjitha programet po përmirësohen dhe po orientohen më mire, për tregun e punës”.

Në këtë mënyrë, nxënësit që në moshën 18-19 vjeç do të kenë mësuar një profesion, do të jenë aftësuar për tregun e punës dhe e kanë rrugën e hapur edhe për të vazhduar shkollën e lartë dhe në të gjitha rastet janë shumë më të fituar se bashkëmoshatarët e tyre që nuk e kanë vijuar arsimin profesional, sepse shanset i kanë qartësisht shumë më të mira për të qenë gjithmonë të punësuar. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-29 15:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›