E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Hoxhajt: Mbështetje pa kursim

Gjatë takimit, dy ministrat kanë biseduar për proceset e përbashkëta integruese të dy shteteve, me theks të veçantë për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës, pas fillimit të studimit të fizibilitetit.

Haxhinasto ka ofruar përkrahjen e parezervë të shtetit shqiptar për Kosovën në rrugën integruese në mekanizmat e Bashkimit Evropian, si dhe në të gjitha aspektet tjera që lidhen me forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj e njoftoi homologun nga Shqipëria për proceset e fundit në Kosovë, si dhe për progresin e vazhdueshëm që po bën Kosova në rrugën integruese evropiane. Dy ministrat kanë biseduar edhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve. /Start/

                                                                                             2012-03-29 16:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›