E Diel, 1 Nëntor 2026

Parandalohet sulmi me bombë në aeroplanin amerikan

Një nigerian i ri, me lidhje të dyshuara me rrjetin terrorist të Al Qaidës, ka tentuar të hedh në ajër një aeroplan amerikan, në momentin kur aeroplani ateroi në Detroit, para se ai të ndalej nga udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit, kanë njoftuar zyrtarët.

Abdul Abdulmutallab, 23 vjet, ka pësuar djegie të rënda, në momentin kur tentoi të aktivizojë një lëndë të sofistikuar shpërthyese, në aeroplanin që kishte arritur nga Amsterdami, më 278 udhëtarë në bord, kanë njoftuar zyrtarët.

Pas arrestimit të tij, Abdulmutallab iu ka thënë autoriteteve se ai ka shfrytëzuar një përzierje kimike, të cilën e kishte lidhur në këmbë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësit amerikanë konfirmuan se bëhet fjalë për një sulm terrorist, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, dha urdhër për shtimin e masave të sigurisë nëpër aeroporte.

“Besojmë se kjo ka qenë një përpjekje për të ndërmarrë një akt terrorist”, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari iu ka thënë hetuesve se ka vepruar në bazë të urdhrave të Al Qaidës, njoftuan mediet amerikane, por zyrtarët për anti-terrorizëm theksuan se ende është herët të thuhet se a ka pasur ai lidhje me këtë organizatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›