SHBA-ja rezerva ndaj politikës së Izraelit
SHBA-ja nuk po e mirëpret politikën e Izraelit, madje disa eksponentë të lartë të diplomacisë amerikan i kanë shprehur hapur rezervat e tyre ndaj përpjekjeve të Izraelit për të investuar në bisedimet për paqen.
"Planet e Izraelit për të ndërtuar 1600 banesa të reja në një vendbanim hebrej në Jeruzalemin lindor janë shpërqëndruese", deklaroi David Akselrod, këshilltari kryesor politik i presidentit Obama. Akselrod, për mediat amerikane, e cilësoi vendimin si "fyerje" ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatit kryesor të Izraelit. Edhe gjatë ditës së sotme kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e bëri të qartë se ndërtimi i vendbanimeve të reja do të vazhdojë në Jerusalemin lindor, "ashtu siç ka vazhduar për 42 vite me radhë". Por rezervat për aktin e qeverisë izraelite nuk kanë munguar edhe nga diplomacia europiane.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, theksoi se ndërtimet në Jerusalemin lindor "rrezikojnë" bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve. Komentet e Eshton u bën në Kajro, që është ndalesa e parë e turneut të saj në Lindjen e Mesme, raporton RFE.