E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, katër të arrestuar për planifikim sulmesh

Nju Jork - Forcat amerikanë të sigurisë arritën të arrestonin në Nju Jork të paktën katër persona, të cilët dyshohen për planifikim të sulmeve terroriste kundër bazave ushtarake amerikane dhe një tempulli izraelit. Lajmi është publikuar sot në një komunikatë nga prokurori i Republikës.

Katër persona u arrestuan me akuzën e komplotit pasi kishin provokuar shpërthime pranë një tempulli izraelit në lagjen "Riverdalie le Bronx" dhe kishin qëlluar avionët ushtarakë amerikanë të vendosur në bazën e gardës kombëtare në aeroportin Stewart në Newburgh, së bashku me raketat tokë-ajër "Stinger", thuhet në komunikatë.

"Për të marrë këto armë personat e lartpërmendur kanë pasur kontakte me një informator të FBI-së, që i ka dhënë grupit një raketë inaktive dhe eksploziv", theksuan zyrtarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›