Olldashi takime në Bulqizë
Tiranë -Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, gjatë takimeve të zhvilluara të martën me banorët e komunave Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë, në rrethin e Bulqizës, e cilësoi Edi Ramën si një lider politik, të cilit nuk mund t'i besohet dhe që ka frikë të hyjë në zgjedhje në mënyrë të barabartë.
"Një njeri që aspiron të zgjidhet Kryeministër, por nuk pranon të futet në zgjedhje, një njeri që ndër të tjera nuk ka realizuar as investimet në Bashkinë të cilën e drejton e jo më të përballoje ritmin e investimeve që ka nevojë Shqipëria", e cilësoi ministri Olldashi Kryetarin e PS-së, Edi Rama, duke shtuar se "si mund t'i besohet Edi Ramës ritmi i madh i investimeve që ka nevoje Shqipëria, kur të ardhurat në Bashkinë e Tiranës i ka realizuar 50% të asaj që po vete ka planifikuar dhe nga ky 50% ka realizuar investime vetëm 60%".
Zyra e shtypit e MPPTT bëri të ditur se ministri Olldashi, duke folur për investimet e kryera nga maxhoranca qeverisëse gjatë katër viteve të fundit, tha se "kemi investuar në këto 4 vite vetëm për zhvillimin e bujqësisë 1.6 miliardë dollarë programe për përmirësimin e infrastukturave bujqësore për suvencionimin e pemtarisë, për matrikullimin, ujitjen".
Sipas Olldashit, kjo maxhorancë ka rikonstruktuar ose ndërtuar 1012 shkolla. "Gati çdo ditë të qeverisjes tonë ne i kemi dhënë Shqipërisë ose një shkollë të re ose të rikonstruktuar. Në të njëjtën kohë dyfishuam pagat e mësuesve, të infermierëve, pensionet", vijoi ai.