E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, keqardhje për refuzimin e marrëveshjes nga Serbia

Departamenti amerikan i shtetit ka shprehur keqardhje për rrjedhën e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel që nuk u kurorëzuan me një marrëveshje.

Zyrtarët si ndihmë sekretari Philip Gordon apo zëvendës ndihmë sekretari, Philip Reeker janë duke bërë trysni te Serbia që të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Patrick Ventrell tha se ‘nuk kishte asgjë të re të thoshte’, përveç qëndrimeve tashmë të deklaruara, transmeton RTK.

“Ju e dini qëndrimin tonë rreth kësaj dhe keqardhjen që kemi shprehur që Serbia ka refuzuar propozimin,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Ai ka theksuar megjithatë se vendet e BE-së janë duke u angazhuar në suksesin e këtyre bisedimeve.

“Ambasadori ynë Reeker është udhëheqës i politikës sonë në rajon. Mendoj se ai ka ndihmuar në rolin këshillëdhënës. Megjithatë unë nuk mund të them se kam ndonjë risi në një drejtim apo tjetër,” tha zëdhënësi Ventrell. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›