E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën të dhënat e gjendjes civile, kapen e pastaj lirohen të dyshuarit

Njësitet Hetimore të Policisë ne Pejë kanë arritur të identifikojnë hajdutët të cilët me datë 08 prill, nga zyrtaret e Qendrës për regjistrim civil ne Pejë, kishin vjedhur Laptopin i cili është shfrytëzuar për marrjen e te dhënave biometrike, gjurmëve papilare dhe fotografive te personave qe aplikojnë për dokumente identifikimit.

“Pas një pune operativo-hetimore ne teren,njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Pejës, me datë 09/04/2013 kanë identifikuar dhe arrestuar dy te dyshuarit Pastrit R. i lindur 1974 nga Peja,i nacionalitetit Egjiptian,shtetas i Kosovës dhe Murat M. i lindur 1981 nga Peja,Shqiptar,shtetas i Kosovës”, ka bërë të ditur Zyra e informimit e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Dy te dyshuarit ne deklaratat e dhëna gjatë procesit hetimor të intervistimit kanë pranuar se kanë vjedhur Laptopin e cekur më lartë dhe të njëjtin ja kishin shitur te dyshuarit Brahim K. i lindur me 1988 nga Peja, Shqiptar, shtetas i Kosovës.

Te dyshuarit Brahim K. me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i është bastisur dhe kontrolluar shtëpia e tij ku jeton,me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar Laptopi i vjedhur. Po ashtu gjatë bastisjes ne shtëpinë e te dyshuarit Brahim K. Policia ka gjetur dhe konfiskuar afërsisht pesëqind copa fara,te cilat dyshohet të jenë të bimës narkotike Kanabis sativa (është iniciuar edhe rast tjetër ndaj tij nga njësiti antinarkotik).

Laptopi i gjetur pasi është identifikuar nga zyrtaret e qendrës për regjistrim civil ne Pejë,te njëjtëve ju është kthyer dhe për te gjitha është informuar edhe Prokurori i çështjes.

Dy te dyshuarve Pastrit Radoviq dhe Murat Mehmeti, pas arrestimit ju është caktuar masa e ndalimit policor prej dyzet e tetë(48)-orëve dhe me pas janë liruar me urdhër te prokurorit, ndërsa i dyshuari Brahim Komani pas intervistimit është liruar.

“Kallëzimet penale me kohë do te dërgohen ne kompetencë te Prokurorisë kompetentë,kundër tre personave te dyshuar”, bënë të ditur Policia. /indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›