SHBA kerkese per akreditimin e ambasadorit te ri Donald Lu

Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te perfaqesohen ne Shqipëri me nje ambassador te ri. Autoritetet amerikane kane percjelle ne Ministrine e Jashtme ne Tirane, kerkesen per akreditimin e diplomatit qe do te pasoje ambasadorin aktual Aleksander Arvizu. Në kërkesë bëhet e ditur se diplomati I ri do të jetë ambasadori aktual në Indi Donald Lu. Nuk ka ende nje date konkrete se kur diplomati Lu do te marre drejtimin e ambasades se SHBA-së. Donald Lu i lindur ne Kaliforni eshte diplomuar ne Universitetin e Artit Prinston , ku u specializua dhe ne marredhenje nderkombetare. Ai ka hyre në sherbimit e jashtem te SHBAS ne vitin 1990, dhe ka sherbyer ne shume vende te botes si Pakistan, Indi, Kirgjistan, Azerbajxhan si dhe ne Uashington. Aktualisht ai sherben ne Nju Delhi si ambasador i SHBA ne Indi. Ambasadori lu eshte i martuar me Ariel Ahart, me te cilen ka 2 femije.