SHBA, kerkohet per vrasje shqiptari

Laura Orso u gjet e vdekur ne apartamentin e saj ne Waterbury te Konektikatit. Gruaja ishte qelluar disa here me thike.
Policia beson se e moshuara ka qene viktime e nje grabitjeje mbremjen e te premtes se kaluar. I vetmi person i kerkuar per ngjarjen eshte deri tani 21-vjecari shqiptar Ervis Mucollari.
Nga hetimet rezulton se Mucollari ka blere nje bilete vetem vajtje me autobus per ne Florida, pak kohe pasi ishte zbuluar trupi i pajete i 85-vjecares Orso.
Qe atehere, 21-vjecarin nuk e ka pare me askush, as prinderit e tij, qe thone se nuk kane marre asnje lajm nga i biri.
Fotografia e te riut shqiptar dhe nje numer kontakti per policine eshte shfaqur ne disa media vendase, se bashku me nje shperblim prej 15 mije dollaresh per kedo qe jep informacione mbi ngjarjen apo vendodhjen e 21-vjecarit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code