E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD përgjigje PS-së

Tiranë-Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas akuzave të ardhura nga kampi rozë, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zëdhënësja Erla Mëhilli tha se PD-ja, po përmbush kriteret ligjore dhe po procedon me kandidatët sipas ligjit dhe kodit elektoral.

“Lista e Partisë Socialiste, një listë me gramafonë dhe leje ndërtimi, pati dhe kurajon të sulmojë listat e Partisë Demokratike. Ai që theu ligjin dhe Kodin Elektoral në dorëzimin e listave është Z.Rama, të cilin xhaketat e vjetra por dhe gramafonët e rinj nuk e lejuan të dorëzonte atë pa vendosur veten në krye të saj”-theksoi Mëhilli.

Ai shtoi se përpjekjet që vazhduan gjithë natën në PS, përfunduan me një listë pa kokë, “me një listë e cila është unike në historinë e pluralizmit të Shqipërisë dhe Evropës për shkak se për herë të parë një Kryetar Partie që pretendon të udhëheqë fushatën elektorale refuzon në mënyrë kategorike të vendosë emrin e tij në listë duke firmosur kështu kapitullimin para se të nisë beteja”.

Në emër të PD-së, Mëhilli ka hedhur poshtë pretendimet dhe trillimet e Ramës si të pavërteta dhe deklaron se po procedon cdo gjë në përputhje të plotë me Ligjin dhe Kodin Elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›