Kranjcar transferohet në Dinamo Kiev

Niko Kranjcar ka bërë të ditur se është duke u larguar nga Tottenhami për t’iu bashkuar Dinamo Kievit.
“Klubet kanë arritur marrëveshje. Tani kanë mbetur edhe disa detaje të vogla që të arrij marrëveshje edhe për kushtet personale. Personalisht nuk jam i përfshirë në këto bisedime, por ua kam lënë këtë njerëzve që më përfaqësojnë. Unë jam i koncentruar vetëm në Evropian”, tha Kranjcar.
Kroati ka dështuar të jetë pjesë e ekipit të parë që kur është transferuar në Tottenham, pasi Redknapp u ka besuar më shumë lojtarëve të tjerë.