E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin, lojtari më i rrezikshëm i Rusisë

Mesfushori i Çekisë, Thomas Rosicky e ka cilësuar si rrezikun më të madh të Rusisë ish shokun e skuadrës te Arsenali, Andrey Arshavinin në ndeshjen kur të dy skuadrat takohen në Euro 2012.

“Kur ju i shikoni ndeshjet e Rusisë, Arshavin është ende lojtari kryesor i ekipit kombëtar. Ai ende është një lojtar i madh dhe do të jetë rreziku kryesor kundër nesh”, tha Rosicky për Uefa.com.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre skuadrave do të jetë të premten, me fillim nga ora 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›