E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA konfirmon sulmet ndaj Al Qaidës

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka lëshuar raportin e rregullt gjashtëmujor për operacionet luftarake të Shteteve të Bashkuara, i cili konfirmon “aksionet e drejtpërdrejta” të SHBA-së kundër militantëve të Al Qaidës në Jemen dhe Somali.

Sulmet e telekomanduara në të dyja vendet janë raportuar për kohë të gjatë, por Shtetet e Bashkuara nuk i kanë konfirmuar kurrë ato.

Raporti nuk përmend “sulme të telekomanduara” dhe as nuk shpjegon se çfarë do të thotë “aksione të drejtpërdrejta”.

Raporti mbulon vetëm operacionet ushtarake të SHBA-së dhe jo operacionet e agjencive të inteligjencës, siç është CIA.

I njëjti përshkruan Al Qaidën në Jemen si njërën nga “degët më aktive dhe më të rrezikshme” të rrjetit terrorist.

Në Somali, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë “aksione të drejtpërdrejta” kundër anëtarëve të grupit militant Al-Shabab, i cili ka lidhje me Al Qaidën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›