SHBA kontrolli i armeve refuzohet ne Senat

Një plan bipartizan për të zgjeruar kontrollin e background-it të blerësve të armëve ka dështuar në Senatin amerikan, një goditje e rëndë kundër kontrollit të armëve.
Plani u bllokua pas votimit 54-46, vetëm 6 vota më pak nga kufiri prej 60 të tillave, të nevojshme për ta kaluar atë. Propozimi, i cili u hodh në votim si një amendament i faturës së gjerë mbi armët, synonte të zgjeronte kontrollet aktuale edhe për shitjet online të armëve dhe dyqanet e ekspozimit të tyre. Votimi do të konsiderohet si një fitore e madhe nga grupet, që mbrojnë të drejtën e armatimit, të cilët thonin se kontrollet do të shkelnin të drejtën për të mbajtur armë. Presidenti Barack Obama ka zhvilluar një fushatë të fortë për përforcimin e ligjeve mbi armët, pas vdekjes së 26 personave në masakrën e Connecticut-it, në shkollën fillore Sandy Hook, gjatë dhjetorit. Sistemi i zgjeruar i kontrollit të background-it, i cili ka qenë pjesa kryesore e axhendës së presidentit, u bllokua nga Senati me mazhorancë republikane, por edhe nga disa demokratë. Planet për një pezullim të armëve sulmuese dhe atyre të kapacitetit të lartë ishin hequr nga fatura për kontrollin e armëve, për shkak të mungesës së mbështetjes politike. Pas kundërshtimit të planit bipartizan në Senat, presidenti Obama u shpreh se lobi pro armëve “ka gënjyer me dashje” në lidhje me faturën e kontrollit të armëve.