E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kritika Nikoliçit: S’mund të mohoni genocidin në Srebrenicë

06-06-2012 / Gazeta 55

“Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për deklaratën e bërë nga presidenti i ri i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, me të cilën ai mohon genocidin në Srebrencië”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se “genocidi në Srebrenicë nuk është përcaktim subjektiv, por është akt i definuar kriminal, të cilin e ka konfirmuar Gjykata Ndërkombëtar Kriminal për ish Jugosllavinë, në vendimet finale dhe obliguese në shumë raste”.
Toner theksoi se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjithashtu, ka konkluduar se genocidi ka ndodhur në Srebrenicë dhe se kjo nuk mund të mohohet”.
“Presidenti Nikoliç ka mundësi që të krijoj ton konstruktiv brenda në rajon, por deklaratat e tilla të pabaza lidhur me Srebrenicën dhe krimet e tjera të luftës, janë jo produktive në promovimin e stabilitetit dhe pajtimit në rajon”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Toner, ndërsa ftohen “të gjitha palët që të ndërmarrin aksione të përgjegjshme në mbështetje të bashkëpunimit dhe pajtimit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›