E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmimet, nje i vdekur e tre ne gjendje te rende

Kater persona jane helmuar nga pesticidet apo nga fostoksina. Nje prej te helmuarve ka nderruar jete ne Korce, nderkohe qe tre persona te tjera jane ne spital ne gjendje te rende. Dy prej tyre jane sjelle ne Tirane, per mjekime te specializuara. Burimet policore kane bere te ditur, se tre prej te helmuarve jane ne qytetin e Fierit, nderkohe qe viktima eshte regjistruar ne Korce, pasi ka ngaterruar shishen e pesticideve me ate te ujit. Refik Mullixhiut, 50 vjec, eshte viktima e djeshme ne Devoll, te rrethit te Korces. Nderkohe qe ne Fier, dy gra dhe nje burre kane tentuar t'i japin fund jetes, duke u helmuar me fostoksine. Por dergimi i shpejte i tyre ne spital, ka bere qe t'u shpetohet jeta.

FIERI

Tre persona kane tentuar t'i japin fund jetes duke u vetehelmuar gjate fundjaves ne rrethin e Fierit. Mjeker e repartit te patologjise ne Spitalin Rajonal te Fierit kane bere te ditur se, tri rastet e vetehelmimit, prej te cilave dy jane nga qyteti dhe rasti i trete nga fshati Drize, jane ne gjendje te rende. Te helmuarit jane paraqitur ne spital brenda nje kohe shume te shkurter te mbremjes se dy diteve me pare. Dy prej te vetehelmuarve jane derguar drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Tre personat, per t'i dhene fund jetes, kane perdorur fostoksine si dhe medikamente te ndryshme, te pira ne sasi te medha. Rasti i pare eshte shenuar ne lagjen "Liri", te Fierit. Nena e dy femijeve, Lindita Xhobija, 34 vjece, pas debateve te vazhdueshme me bashkeshortin e saj, per shkaqe ekonomike, kishte rene ne depresion. 34-vjecarja kishte mbi 6 muaj qe shfaqte keto shenja. Ajo kishte tentuar dhe dy here te tjera te vritej se bashku me dy femijet e saj. Mbremjen e se dieles, ajo ka pire fostoksinen, qe e kishte blere ne vendin e quajtur "Sharra". Dy femijet e saj kane lajmeruar fqinjet, qe kane shkuar ne ndihme te saj, duke derguar ne spital. Xhobija eshte sjelle ne Tirane, ne Spitalin Ushtarak. Rasti i dyte eshte ai i nje 13-vjecareje. Manuela F., pasi eshte zene me prinderit, qe nuk e kishin lene te dilte me shoket e shoqet, ka marre mbi 40 tableta me medikamente te ndryshme dhe i ka pire ato. Ka qene nena e saj, qe e ka vene re e para vajzen, duke e derguar ne spital, per t'i dhene ndihme mjekesore. Mjeket thone se e mitura eshte ne gjendje kritike per jeten. Ne oret e vona te dites se diel, ne spital ka mberritur dhe personi i trete, i cili kishte tentuar t'i jepte fund jetes. 56-vjecari, te cilit nuk i eshte bere i ditur emri, nga fshati Drize, kishte konsumuar alkool ne sasi te medha ne nje ceremoni martese, dhe kishte pire helm per minjte. Gjendja e tij eshte e rende dhe eshte sjelle ne Tirane, per mjekim te specializuar.

DEVOLL

Ka tentuar te pije uje per te shuar etjen e ketyre diteve te nxehta, por ne vend te ujit ka pire pesticide. Ka qene ky fundi tragjik i Refik Mullixhiut, 50 vjec, nga fshati Vishocic i rrethit te Devollit. Teksa tentuar te marre shishen e zakonshme te ujit, aksidentalisht ka pire nje sasi lende helmuese, e cila perdorej per sperkatjen e pemeve. Menjehere 50-vjecari eshte derguar ne spitalin e qytetit te Bilishtit dhe me pas ne Korce. Por, me gjithe kujdesin e bluzave te bardha, ai nuk ka mundur te mbijetoje dhe rreth ores 5 e 30 te mengjesit te djeshem ka vdekur ne spital. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes.

Xh. B. G. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›