E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kthehet ne shtepi gruaja qe u mbajt peng nga Ariel Castro

Gruaja e tretë që u mbajt e burgosur për një dekadë në Klivlend ka dalë nga spitali dhe ka kërkuar respektimin e privatësisë së saj. Zëdhënësja e qendrës mjekësore ka konfirmuar daljen e Mishel Knajt nga spitali por nuk ka dhënë asnjë detaj për gjendjen e saj shëndetësore apo se ku do të shkonte ajo. Një ditë më parë nëpërmjet avokatëve të saj Knajt u shpreh se ishte në humor të mirë dhe mirënjohëse për fondin e krijuar në mbështetje të viktimave. Një raport i plotësuar nga policia për Mishel Knajt një ditë pas zhdukjes së saj tregon se ajo jetonte në një gjendje konfuze dhe shpesh e pavetëdijshme për ambientin që e rrethonte. Ish shoferi i autobusit të shkollës në Klivlend Ariel Kastro akuzohet për përdhunimin dhe rrëmbimin e tre grave, si dhe mbajtjen e tyre të burgosura për dhjetë vjet. Për këto akuza ai rrezikon dënimin me vdekje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›