SHBA kujton Ronald Regan. Ceremoni per 100 vjetorin e lindjes

Republikanët në Shtetet e Bashkuara kanë nderuar kujtimin e presidentit Ronald Regan me rastin e 100 vjetorit të lindjes. Regani u cilësua si fytyra politike e një epoke, derisa drejtoi Shtetet e Bashkuara nga viti 1981-'89. Ish- zonja e parë Nancy Reagan vendosi një kurorë me lule në varrin e të shoqit nën kumbimin e 21 të shtënave me armë.
Ceremonitë u zhvilluan në bibliotekën presidenciale të Reganit në Kaliforni, ku e pranishme ishte dhe bashkëshortja Nensi. Ish- sekretari i Shtetit, Xhejms Bejkër mbajti fjalimin kryesor në përkujtimin e presidentit të 40 të shteteve të bashkuara.
Ronald Regani ishte një aktor i njohur i Hollivudit para se të bëhej guvernator i Kalifornisë. Zgjedhja e tij president në vitin 1980 e vuri atë në qendër të opinionit ndërkombëtar. Ai qëndroi në shtëpinë e bardhë për dy mandate nga viti 1981 - 1989.Ronald Regan u nda nga jeta në 5 qershor 2004, në moshën 93 vjeçare.