E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata ne Egjipt Obama Ishte koha per ndryshim

 Protesta në sheshin “Tahrir” në Egjipt hyn në ditën e 14-të. Në një klimë të shtensionuar protestuesit dalin nga  tendat për të filluar një tjetër ditë demonstrate. Ka nga ata që kërcëjnë, ndërsa të tjerë lexojnë shtypin, pas një nate ku sërish u dëgjuan të shtëna armësh. E ndërsa presidenti Hosni Mubarak vazhdon të sfidojë kryengritjen popullore ndaj regjimit të tij autokrat.
Presidenti amerikan Barak Obama flet për një  Egjipt që ka ndryshuar tashmë. Gjatë një interviste televizive për  kanalin Fox, presidenti thotë se Egjipti nuk mund të kthehet pas në gjendjen që ka qënë para kryengritjes kundër presidentit Mubarak dhe se ishte koha për ndryshim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Obama iu referua grupit kryesor të opozitës, Vëllazëria Myslimane, duke thënë se ishte vetëm një fraksion dhe nuk kishte mbështetjen e shumicës. Presidenti përsëriti qëndrimin se tranzicioni politik duhet të fillojë tani dhe ai duhet të jetë i rregullt dhe kuptimplotë pa thënë hapur nëse presidenti Mubarak duhet të largohet menjëherë, apo do të duhet të qëndrojë në post për momentin. 

Pas takimit me qeverinë Vëllazëria Muslimane deklaroi se regjimi nuk ka bërë lëshime substanciale ndërsa protestuesit në rrugët e Kajros nuk po kërkojnë kompromis. Ata duan që presidenti Mubarak të japë dorëheqjen menjëherë dhe parlamenti të shpërndahet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›