E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kunder PS-se Nuk ka kohe per ndryshime ne kod

Arvizu ne Lushnje mbeshtetje KQZ-se Zgjedhjet me ligjin aktual. Ndryshimet jo ne prag te zgjedhjeve te 8 majit

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu del kunder propozimeve te socialisteve per ndryshime ne Kodin Zgjedhor apo riformatim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ai deklaroi dje nga Lushnja se nuk ka me kohe per keto procedura. Deklarata e ambasadorit amerikan vjen ne nje kohe kur Partia Socialiste ka renditur nje sere kerkesash si kushte per organizmin dhe pjesemarrjen ne zgjedhje. Tashme qe mbetem me pak se dy muaj deri ne zhvillimin e zgjedhjeve vendore te 8 majit ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu theksoi se personat qe kerkojne qe zgjedhjet te mos shkojne mire duhet te marrin kunderpergjigjen e qytetareve pasi jane ata qe zgjedhin institucionet qe i qeverisin.

Deklarata

Ambasadori amerikan ka shprehur mbeshtetje ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne organizimin e procesit zgjedhor. Per te gjithe ata qe kundershtojne veprimtarine e tij dhe kerkojne rikompozim te KQZ-se Arvizu thekson se partite politike nuk duhet te kujtohen per zhvillime te tilla ne prag te zgjedhjeve. Sipas tij nuk ka kohe per ndryshim te Kodit Zgjedhor dhe as te KZAZ-ve pasi tete maji eshte shume prane. Me sa di une fushata elektorale fillon ne 8 prill nje muaj perpara dites se votimeve. Mendoj se ne kete pike nuk ka kohe per ta rishikuar apo rishkruar Kodin Zgjedhor. Eumlshte shume vone per ta bere kete - tha ai. Ambasadori Arvizu nga qyteti i Lushnjes theksoi se shqiptaret deshirojne zgjedhje te lira dhe te ndershme. Komiteti nderkombetar eshte i shqetesuar per gjendjen aktuale dhe po punon ngushte me KQZ-ne. Se bashku me shefin e OSBE-se ate te BE-se do te takojne presidentin Topi lidhur me kete ceshtje. Zgjedhjet jane me 8 maj dhe fushata zgjedhore fillon me 8 prill eshte e rendesishme te respektojme ligjin kushtetues ne Shqiperi me qellim qe keto zgjedhje te jene me te mirat e zhvilluar ndonjehere ne kete vend - deklaroi Arvizu. Ambasadori amerikan kishte zgjedhur diten e lindjes se tij per te vizituar Lushnjen nga ku beri dhe nje here thirrje per respektimin e Kushtetutes. Vete Arvizu do te angazhohet ne terren per vezhgimin e zgjedhjeve per kreret e njesive vendore. Ambasadori Arvizu edhe nje here ka theksuar rendesine e debateve televizive ndermjet kandidateve per qeverisjen vendore ndersa eshte njohur nga kreu i Bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku me pergatitjet qe po behen per procesin zgjedhor te tete majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›