SHBA, lideri i sektit poligamist Warren Jeffs ndodhet në koma

Lideri i sektit poligamist Warren Jeffs është në gjendje kritike në spitalin e Teksasit, bënë të ditur autoritetet lokale.
Ndërsa CNN , duke iu referuar një të afërmi saktëson se ai ndodhet në koma. Megjithatë shkaqet e shtrimit të spital nuk janë ende të qarta.
Warren Jeffs u dënua disa javë më parë me burgim të përjetshëm për abuzime seksuale me të mitura. Jeffs, është themeluesi e sektit fundamentalist Kisha e Jezu Krishtit të shenjtë. Ai njihet si një mbështetës i poligamisë.