E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Rikthehet gripi i shpendëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se gripi i shpendëve ka treguar shenja rigjallërimi, ndonëse në një “variant të ri”.

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë tha se rastet e para janë shfaqur në Kinë dhe Vietnam dhe se “rreziku për njerëzit nuk mund të parashikohet”.

Qarkullimi i virusit kërcënon Tajlandën, Malajzinë dhe Kamboxhian, ku këtë vit kanë humbur jetën tetë persona të infektuar.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar 331 persona kanë vdekur nga gripi i shpendëve që nga viti 2003.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›