Forcat e sigurisë turke vrasin 160 guerilë kurdë

Forcat e armatosura të Turqisë kanë deklaruar se rreth 160 guerilë kurdë janë vrarë gjatë këtij muaji në Irak.
Shtabi i Përgjithshëm turk tha se nga sulmet ajrore të ushtrisë po ashtu janë plagosur mbi 100 militantë të Partisë Punëtore të Kurdistanit.
Operacionet kundër PPK-së kanë ndodhur pas sulmeve të kësaj të fundit në Turqi, të cilat muajin e kaluar vranë mbi 40 forca të sigurisë.
Partia Punëtore e Kurdistanit ka nisur një betejë guerile për më shumë autonomi nga Turqia që nga viti 1984.