E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine bie ritmi i rritjes ekonomike

Kina deklaron se ekonomia e saj ka vazhduar te rritet ne tremujorin e trete te vitit por me nje perqindje me te ulet.

Te dhenat zyrtare tregojne nje renie te rritjes nga 10 per qind ne 9.6 per qind.

Kjo shifer e le gjithesesi Kinen perpara ekonomive te tjera madhore por ekspertet druhen se ngadalesimi do te reduktoje kontributin e Kines ne rimekembjen e ekonomise globale.

Qeveria kineze ka ndermarre se fundmi masa per te vene nen kontroll bumin e kredive ne menyre qe te perfitoje nje rritje ekonomike me te qendrueshme.

Por ngadalesimi do te ule kerkesen e Kines per nafte minerale hekuri makineri dhe lende te tjera importi.

Te dhenat zyrtare tregojne gjithashtu se cmimet e mallrave te konsumit jane ngritur ne shtator me ritmin me te shpejte te regjistruar ne dy vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›