E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi vdekjet nga malarja te nenvleresuara

Numri i personave qe vdesin nga malaria ne Indi eshte nenvleresuar jashtezakonisht.

Keshtu tregojne disa studime te reja te publikuara ne Lancet te cilat sugjerojne se numri i vdekjeve nga malarja ne Indi eshte 13 here me i madh se vleresimet e OBSH-se.

Autoret e studimit pretendojne se mbi 200 mije vdekje ne vit shkaktohen pikerisht nga semundja e malarjes.

Por nga ana tjeter Organizata Boterore e Shendetesise deklaron se shifrat e dhena nga ky studim jane shume te larta.

Studimi eshte financuar nga Instituti Kombetar i Shendetesise ne SHBA Instituti i Kerkimeve Shendetesore ne Kanada dhe instituti i dijes Li Ka Shing.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›