E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferri i minatoreve grindje dhe frike

Ndersa media vazhdon te perkedhele minatoret kiliane nisin te dalin ne drite detajet e para mbi ate se cfare ka ndodhur realisht ne 600 metra thellesi.

Los 33 paten lidhur nje pakt per te heshtur duke u betuar se nuk do te flasin kurre per ate qe ka ndodhur ditet e para te burgosjes nen toke kur ende nuk e dinin se do te shpetonin.

Por para presionit te vazhdueshem te medias per te mesuar me shume dikush prej tyre ka folur.

Kam qene me Zotin dhe djallin. U grinden per te patur mua por Zoti fitoi une i dhashe doren atij. Nuk e humba kurre shpresen se do te dilja ne siperfaqe. Keto kane qene fjalet e minatoret te dyte qe doli nga miniera e San Joseacute. Fjale te bukura por qe deshmojne edhe friken terrorin dhe sfiden ndaj vdekjes qe i shoqeroi minatoret.

Por realisht cfare ndodhi ne galeri Dikush ka nisur te tregoje...

Tre grupe rivale- E perditshmja spanjolle El Pais ka shkruar se pese prej 33 minatoreve punonin per nje kompani te ndryshme nga ajo e te tjereve dhe per kete motiv kishin bere nje grup te vecante duke planifikuar nje rruge shpetimi.Keto ide jane hedhur ditet e para kur askush nuk e dinte se ne siperfaqe kishin nisur projektet per te gjetur rrugen e daljes.

Ne nje prej videove te para te transmetuara prej minieres pikerisht keta pese minatore nuk shfaqeshin. Osman Arayanje prej minatoreve i kishte thene te vellait se kishte patur perplasje te ashpra mes minatoreve per shkak te hapesires qe zinte gjithesecili. Ishin ndare ne tre grupe sepse grindeshin thote nje prej minatoreve. Por se cili ka qene motivi i grindjes minatori nuk sqaron me tej duke qene se ka dhene fjalen qe nuk do te tregoje.

Super Mario- Eshte pikerisht Mario Sepulveda i mbiquajtur Super Marioai qe ka vendosur te tregoje i pari se cfare ka ndodhur ne ato dite ferri. Mario ka thyer keshtu paktin e heshtjes.Ai kerkon qe te merret vesh e verteta cfare ka ndodhur realisht nen toke duke rrezuar ate cka media te ndryshme thote duke spekuluar.

17 ditet e para ishin ferri vete. Ne 15 dite nuk dinim asgje por pastaj degjuam zhurma punimesh. Me pas serish heshtje dhe rame ne deshperim te thelle. Me pas kuptuam qe po punonin serish per te na nxjerre ne siperfaqe.

Pakti i heshtjes- Ne ditet e para gjerat ishin shume te veshtira dhe minatoret me te rinj ishin shume nervoze. Keshtu vendosen qe te benin paktin per te mos folur se cfare ka ndodhur realisht.

E verteta eshte se disa prej nesh ne ditet e para jane sjelle si femije qe i kishte kapur paniku. Ajri ishte kaq i keq na digjnin syte. Ishte shume nxehte dhe ishim te bindur se do te vdisnim. Kishim nisur tu shkruanim letra lamtumire familjareve tane thote Mario.

Minatore apo superstar-e - Gjate qendrimit te tyre nen toke nje pasanik kilian pergatiti nga nje cek per secilin me vlere 6.500 dollare. Donacione mberritem per familjet e minatoreve nga e gjithe bota. Flitet qe secilit prej tyre do ti jepet nje milion dollare...kjo nuk thuhet me siguri megjithate eshte mese e qarte se jeta e tyre ka ndryshuar njehere e mire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›