SHBA, mbërrin anija Discovery
Anija hapësinore “Discovery” ka mbërritur me sukses në Kaliforni në bazën “Ewards” të Air Force rreth orës 19:53 me orën tonë lokale. Në bord ndodheshin shtatë astronautë që ktheheshin nga një mision 14 ditor në stacionin ndërkombëtar hapësinor.