Rama e Lakrori shpalosin programin në Durrës
Solidariteti njerëzor, demokracia e brendshme në PS dhe mbrojtja e radhëve të këtij formacioni politik nga rreziku i krimit të organizuar ishin shtyllat e programit që prezantoi kandidati Maqo Lakrori, i cili më pas argumentoi nevojën e ndryshimeve në statutin e partisë më të madhe të majtës në vendin tonë.
Ndërsa kreu në detyrë i PS, Edi Rama shpalosi përsëri qëndrimin e tij, se rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit është deformuar nga makina qeverisëse e së djathtës dhe radhiti përsëri kushtet që do t'a kthenin PS në Kuvend.
Në fjalën e gjatë të kreut aktual të PS, Rama nuk pati opsione për ndryshime brenda partisë Socialiste që mbeti përsëri në opozitë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vendin tonë. Gara për kreun e ri të PS do të zhvillohet më 26 shtator me zgjedhjet për kreun e ri të PS-së.