EULEX-i shënon sot përvjetorin e parë
Ky mision është i shtrirë në tërë Republikën e Kosovës dhe ka filluar të veprojë me 9 dhjetor 2008, ndërsa në muajin prill 2009 ka filluar të veprojë me kapacitetin e tij të plotë. Me rreth 3 mijë punonjës, EULEX-i po punon së bashku me vendorët për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë, veçanërisht në fushat e Drejtësisë, Policisë dhe Doganës.
"Padyshim, ky ka qenë një vit me sfida. Por kemi pasur një fillim të mbarë. Deri tani ne kemi arritur shumë suksese. Por kemi ende një rrugë të gjatë para, dhe duhet të qëndrojmë të vëmendshëm dhe të vendosur", ka deklaruar shefi i Misionit të EULEX it, Iv de Kermabon.
Një nga zhvillimet më të rëndësishme ka qenë raporti fillestar, i përgatitur nga Zyra Programore e EULEX-it. Raporti i publikuar në verë e 2009-s, ka qenë vlerësimi më gjithëpërfshirës që është bërë ndonjëherë për gjendjen në sistemin e drejtësisë, policisë dhe doganës së Kosovës.
Bazuar në atë raport, dhe punën tjetër, EULEX-i dhe institucionet vendore kanë paraqitur një gamë të tërë të projekteve (apo "Veprimeve") në mënyrë që institucionet e Kosovës për sundim të ligjit mund të zhvillohen në muajt apo vitet në vijim.
"Ne kemi punuar mjaft mirë me autoritetet vendore. Sikurse ne, ata janë të përkushtuar në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, policisë dhe doganës për të arritur standardet Evropiane. Ne shpresojmë të vazhdojmë këtë partneritet të rëndësishëm edhe në të ardhmen", thotë Kermabon.
Misioni i EULEX-it në Kosovë është i ndarë në tri komponentë kryesorë: Drejtësi, Polici dhe Doganë. Misioni mban disa fuqi ekzekutive në fushat sikurse për krimin e organizuar, korrupsionin, krimet e luftës dhe krimet serioze financiare.