E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e pallatit,Olldashi: Po lirojmë një pronë publike

"Ilir Mata i cili ka marrë me qera këtë rrugë ka ndërtuar një pallat kundrejt vetëm 8100 lekë në vit, kur për të parkuar një automjet në rrugët e Tiranës për një vit duhet të paguash 36 500 lekë", theksoi Olldashi.

Sipas tij, shkeljet për ndërtimin e këtij objekti janë konstatuar nga ish-drejtori i Policisë Ndërtimore, Mark Nikolli dhe çështja shkoi në gjykatën e Lartë për shqyrtim me kërkesë të banorëve, e cila pezulloi punimet, por që me konsensus nga banorët e zonës u lejua ndërtimi.

“Po lirojmë rrugën që është pronë publike dhe që zotëria e ka zënë për një afat pafundësisht", deklaroi ministri Olldashi. Në këtë drejtim, ai u shpreh se ky është rast unik i ndërtimit të një godine 12 katëshe në një rrugë publike, por jo, rasti i vetëm i ndërtimeve të paligjshme mbi troje publike.

Ministri Olldashi shpjegoi se "INUK ka pezulluar prishjen pasi është përballur me një grup të zgjedhurish, por jo të mandatuarish për të shmangur përplasjet dhe konfliktet, por do të vijojë shembjen e objektit deri në lirimin e rrugës, e nevojshme kjo për banorët e zonës".

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur pasditen e djeshme prishjen e një ndërtese 12 katëshe në qendër të Tiranës, prapa Hotel "Tirana International", pasi në përputhje me ligjin 2502 për urbanistikën ajo është e paligjshme dhe ka zënë edhe një pjesë të rrugës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›