E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, OJQ-të protestojnë nesër para godinës së qeverisë

25 organizata joqeveritare në Kosovë do të organizojnë nesër një protestë para godinës së qeverisë për të kundërshtuar dhunën e ushtruar në protestën e lëvizjes “Vetëvendosje”.
 

“Shoqëria civile është alarmuar me dhunën policore të shfaqur një ditë më parë kundër qytetarëve në protestën e “Vetëvendosjes”. 25 Organizata jo-qeveritare janë bërë bashkë për të organizuar një protestë paqësore, nesër në orën 12:00 para ndërtesës së qeverisë kundër kësaj dhune” thuhet në deklaratë.
 

OJQ-të gjithashtu kanë shprehur revolten e tyre edhe ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se përmes deklaratave të tyre ata kanë legjitimuar dhunën e qeverisë ndaj qytetarëve.
 

Në mesin e organizatave që do të protesojnë nesër janë edhe FOL, KIPRED, GAP, KPJ, KDI dhe Qendra Politike për Avokim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›