E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA merr Rrapon e Ministrise se Jashtme

25/11/2010Ne 2 te mengjesit gjate aksionit te fshehte ekstradohet i kerkuari nga Amerika

Kerkohej per pjesemarrje ne banden e Krasniqit droge e vrasje

TIRANE- Ish-punonjesi i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo eshte ekstraduar drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Mesohet se Rrapo eshte nisur ne oren dy te mengjesit nen masa te rrepta sigurie nga aeroporti Nene Tereza. Nderkohe qe veprimi i ekstradimit eshte cilesuar si skandaloz nga avokatet e ceshtjes te cilet shpjeguan se ai u ndermor dy dite para se te shprehej Gjykata e Larte. Avokati mbrojtes Ardian Visha e ka quajtur si shkelje ligjore ekstradimin e klientit te tij duke kercenuar se per nje shkelje te tille ai do kallezoje penalisht ministrin e Drejtesise Bujar Nishani. Ekstradimi i Almir Rrapos erdhi pas vendimit te Gjykates se Apelit e cila pranoi kerkesen e autoriteteve amerikane per ekstradim. Ne dy raste gjykata e Strasburgut ka pezulluar ekstradimin e Rrapos duke lene si afat 10 dite. Pas kesaj ka reaguar avokati mbrojtes sipas te cilit ekstradimi eshte ne kundershtim me vendimin e Gjykates se te Drejtave te Njeriut. Almir Rrapo akuzohet per vrasje organizim bandash kriminale rrembim dhe trafik droge ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai u arrestua ne ambientet e ambasades amerikane ne Tirane ne momentin kur ishte paraqitur per tu pajisur me nje pasaporte. Rrapo akuzohet se eshte pjese e nje grupi kriminal. Ne listen e anetareve te dyshuar te publikuar ne faqen e internetit te Zyres Federale te Hetimit ndodhen emrat e 15 shqiptareve dhe dy te huajve te arrestuar kryesisht ne SHBA e Kanada por edhe ne Tirane. Sipas FBI-se kjo organizate dyshohet se drejtohej nga vellezerit Saimir dhe Bruno Krasniqi perkatesisht 26 dhe 27 vjec ndersa pjese e saj ishin Almir Rrapo 27 vjec i arrestuar ne Tirane Florian Veshi 26 vjec i arrestuar ne Nju Jork me ndihmen e policise shqiptare Erkliant Sula 25 vjec Skender Cakoni 44 vjec Gjovalin Berisha 30 vjec Dukagjin Nikolla 26 vjec Jnazih Nasser 35 vjec Gentian Nikolli 33 vjec Shkelzen Balidemaj 39 vjec Plaurent Cela 29 vjec Albert Tamali 32 vjec Gentian Cara 37 vjec Marjan Tamali 35 vjec dhe Joanna Pakulski 36 vjec. Nje tjeter person i akuzuar si pjesetar i kesaj organizate por ende i paidentifikuar plotesisht njihet nga FBI-ja si Visi Lnu dhe eshte shpallur ne kerkim.

E.Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›