Rezoluta e KiE, dëmton imazhin e Kosovës

Ibrahim Makolli, njëri prej anëtarëve më të lartë i AKR-së, deklaroi se Rezoluta e KE-së dëmton rëndë imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Sipas tij, “Është për keqardhje që Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës dje i ka bërë gjyqin një populli që ishte viktimë e krimeve monstruoze dhe gjenocidale të regjimit të Millosheviçit”.
Ai theksoi më tej se me këtë rezolutë, viktima jo vetëm që barazohet me kriminelin, por shndërrohet në kriminel.