E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e tretë e protestave në Egjipt

Protestat në Egjipt kundër sundimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak kanë hyrë në ditën e tretë të tyre. Grupe të vogla demonstruesish janë mbledhur sërish gjatë orëve të mëngjesit në kryeqytetin Kairo dhe në qytetin e Suezit.

Ndërkaq ithtari për reforma Mohamed ElBaradei, i cili drejtonte Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, viziton Egjiptin ndërsa ka qenë për një vizitë në Vjenë. Analistët thonë se ardhja e tij mund t`u japë fuqi protestave, të cilave deri tani u ka munguar një udhëheqës.

Në Uashington, sekretarja e Shteit, Hillari Klinton, i bëri thirrje aleatit të ngushtë, Egjiptit, që të adoptojë reforma të gjera, dhe të mos i shtypë demonstruesit. Një ditë më parë sërish policia egjiptiane u përlesh me protestuesit anti-qeveritarë në dy qytete të mëdha, Kajro dhe Suez, pas protestave të paprecedenta të së martës. Policia shpërndau një demonstratë në qendër të Kajros, duke goditur protestuesit me shkopinj gome. Demonstruesit u mblodhën gjithashtu edhe në qytetin lindor të Suez-it.
 

Ndërkohë, zyrtarët e sigurisë njoftuan se të paktën 500 persona janë arrestuar gjatë protestave. Ndërsa grumbullimi në ambientet publike nuk do tolerohet më, theksoi ministria e Punëve të Brendshme. Çdocili që del në rrugë për të protestuar kundër qeverisë do të arrestohet dhe persekutohet, shtoi ministria. Protestuesit kërkojnë largimin e Presidentit aktual të Egjiptit, Hosni Mubarak

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›