E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolliç nuk heq dorë nga Kosova: Duam marrëveshje me shqiptarët

Nuk do të lejojmë të na fshijnë Kosovën, ka thënë në Jerusalem presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, duke shtuar se Serbia dëshiron marrëveshje me shqiptarët e Kosovës.

Serbia ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve të feve të ndryshme; armiku i fundit ka qenë komunizmi, por nuk ka mundur ta shkatërrojë besimin dhe kujtimin historik serb në Shën Savën, nga i cili ka filluar shumëçka te ne, ka thënë Nikolliç.

Ai i ka bërë këto komente në takim me patriarkun e Jerusalemit, Teofilin III, ku ka folur edhe për djegien e kishave serbe në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës nuk po ia dalin që të shkatërrojnë gjurmët e ekzistencës serbe. Edhe nëse i djegin të gjitha kishat, themeli nuk mund të digjet, ka thënë Presidenti serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›