E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, rrëmbehet një biznesmen grek

 

SELANIK –Një biznesmen grek është rrëmbyer të premten e kaluar nga persona ende të panjohur. Policia bën të ditur se biznesmeni grek 55-vjeçar, Jorgos Ajvazoglu, u rrëmbye të premten e javës që shkoi në afërsi të shtëpisë së tij në lagjen e Selanikut, Oreokastro. Por rrëmbimi i biznesmenit sipas mediave greke është i rrethuar me mistere të mëdha. Askush deri tani nuk e ka marrë përsipër rrëmbimin e tij dhe kërkesat që ai sugjeron për lirimin e biznesmenit.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›