E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Gransh: PS do nxjerr fshatin nga varfëria

“Beteja është jo mes Ramës dhe Berishës, por mes familjeve shqiptare e varfërisë”. Kështu ka deklaruar kreu i selisë rozë Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar me banorë të qytetit të Gramshit. 

GRAMSH- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka zhvilluar një takim në qytetin e Gramshit me banorë të këtij qytetit të harruar e të lënë pas dore në izolim të plotë. Në këtë takim duke bashkëbiseduar me gramshiotët Rama, u shpreh për një bashkim të ri, përtej mureve ndarës që kanë vendosur partitë mes njerëzve duke i lënë çdo ditë e më shumë në varfëri, papunësi e mungesë prespektive.
Rama ka bërë apel për rritjen e rolit të qytetarëve në politikë, për të bërë të mundur ndikimin në vendimmarrjet e politikës.
Në këtë takim kryetari i Partisë Socialiste Rama, u shpreh se partia që ai drejton duhet të fitoj betejën jo me Berishën, por me papunësinë dhe varfërinë.
Duke folur me qytetarët e Gramshit për të gjitha shqetësimet dhe problemet që ata kanë, kryesocialisti u shpreh i bindur se përmes një politike të re ku në qendër do të jenë qytetari do të ndryshojë realiteti në çdo fshat e qytete të Shqipërisë pavarësisht largësive gjeografike me kryeqytetin. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›