SHBA mirëpret marrëveshjen Kosovë-KFOR
WASHINGTON – “SHBA-ja e mirëpret arritjen e pajtueshmërisë nga KFOR-i me të dyja qeveritë, atë të Kosovës dhe të Serbisë. E vlerësojmë faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë ushtruar durim dhe gatishmëri për të qetësuar situatën, derisa zhvilloheshin diskutimet për këtë pajtueshmëri”, - ka thënë për radion "Europa e Lirë" zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Thomas Countyman.
“Duam të falënderojmë KFOR-in, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në dy javët e fundit, në përmbushjen e mandatit të tij, për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Duam ta falënderojmë gjithashtu Bashkimin Europian për kontributin e tij të rëndësishëm rreth kësaj pajtueshmërie dhe në qetësimin e situatës”, - tha Countryman.
Sipas tij “kjo arritje e pajtimit mundëson disa gjëra - qetëson situatën mes palëve, që është thelbësore për ruajtjen e ambientit të qetë e të sigurt në Kosovë; i lejon jo vetëm KFOR-it, por edhe gjithë njerëzve në Kosovë lirinë e qarkullimit, që është parim thelbësisht i rëndësishëm, si për SHBA-në, ashtu edhe për BE-në, si dhe është në pajtim me nevojën për të vendosur sundimin e ligjit në mbarë Kosovën”.
(m.a/BalkanWeb)