E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpend Maxhuni Drejtor i Përgjithshëm i policisë së Kosovës

PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për emërimin e Shpend Maxhunit, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se Maxhuni do t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit 03/L-035 për Policinë dhe legjislacionit përkatës për policinë.

“Mandati i z. Shpend Maxhuni si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës përfundon në momentin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit përkatës për policinë apo të nxjerrjes së vendimit tjetër nga kryeministri. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në njoftim.
(m.a/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›