Presidenti Topi ftoi partite per bashkepunim te plote dhe dinjitoz ne Parlament

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi vleresoi rifillimin e bashkepunimit te partive politike ne parlament per reformen zgjedhore dhe tema te tjera si shprehje e vullnetit pozitiv te tyre per te ecur perpara. Presidenti Topi deklaroi ne nje bisede ne TV NEWS 24 se keto parti qe tani po bashkepunojne jane po ato qe deri dje kishin mospajtime ndaj keto metamorfoza duhen sqaruar nga vete forcat politike.
Zoti Topi tha se bashkepunimi i partive ne institucione eshte ajo qe presin te gjithe. Ky bashkepunim duhet te jete i plote dhe dinjitoz dhe eshte vendimtar per marrjen e statusit te vendit kandidat te BE-se. Sipas tij ky mirekuptim eshte nje hap i rendesishem drejt integrimit ne BE krahas 12 rekomandimeve te njohura. Rikthimi eshte gjithmone nje gje e mire. Secili duhet te marre pergjegjesite e veta. Pjesemarrja ne institucion eshte kushti i pare dhe i domosdoshem pa te cilin nuk mund te diskutohet per te tjerat. Partive u sugjeroj qe te mos bejne ate qe kane bere ne menyre konstante gjate 20 viteve te demokracise qe eshte humbja e kohes dhe shtyrja e reformave per ne diten e fundit - tha ai.
Presidenti Topi tha se reformat duhen bere ne kohe sepse shpesh partite humbin shume muaj me debatet duke i shtyre ato per ne fund. Ai tha se ishte pro nje KQZ-je larg politikes ndersa per sistemin zgjedhor theksoi se mbetej ne vullnetin e paleve konkurrente. Zoti Topi tha se Shqiperia i ka provuar sistemin maxhoritar dhe ate proporcional. Sipas tij Shqiperia ka patur gjithnje ligje te mira por gjithnje problemi ka lindur tek zbatimi i tyre.
Bashkimi Europian nxiti dje qeverine dhe opoziten te rivendosin plotesisht dialogun e qendrueshem dhe konstruktiv per nje funksionim sa me te mire te institucioneve demokratike. BE u kerkoi autoriteteve shqiptare qe te shtojne perpjekjet per reformat dhe zbatimin e 12 detyrave kryesore per integrim.