Dyshuria në punë bën mirë për shpirtin dhe rrit performancën?
ITALI- Dyshuria në zyrë edhe e nënkuptuar në termat e seksit, duket se bën mirë për trupin dhe shpirtin, madje rrit edhe nivelin e performancës në punë!
Një studim italian, ka arritur në përfundimin se 1 në 5 punonjës zyre kanë pranuar se kanë pasur së paku 1 lidhje dashurore me kolegun ose kolegen e tyre, ndërkohë që një cift në 10 është formuar në ambientet e punës ku ata kanë punuar.
Studimi i kryer nga trajnuesi personal i VIP-ave Andrea Carollo në bashkëpunim me shoqatën ‘Gratë dhe cilësia e jetesës’, (Donne e Qualità della vita), i gjykuar edhe nga sociologu italian Serenella Salomoni, ka thelluar akoma edhe më shumë cështjen e lidhjeve dhe flirteve në ambientin e punës.
Studimi ka analizuar një kampion prej 480 individësh rreth moshës 25 dhe 55 vjecare. Studimi ka arritur në përfundimin se 20% e punonjësve ka përjetuar së paku një lidhje dashurore në ambientin e punës dhe shpesh një lidhje e tillë ka rezultuar në një marrëdhënie të qëndrueshme.
Pjesa më e madhe e të intervistuarve kanë pranuar se të pasurit e një lidhjeje dashurore me një koleg të zyrës, jep më shumë lumturi dhe energji. Ndërkohë që femrat e dashuruara me kolegët e tyre meshkuj kanë pranuar se janë rreth 67 % më shumë produktive ne punë se në rastet e tjera.
Një i intervistuar në 3 ka rrëfyer se është i gatshëm të braktis punën për partnerin e tyre të jetës, ndërkohë që 1 në 2 e të intervistuarve ka deklaruar se shkon më me shumë dëshirë në punë nëse pëlqen një koleg. Madje 1 në 5 e të anketuarve pranon se merr në shtëpi punë vetëm që të ketë një marrëdhënie ideale me kolegun e punës.
(el.me/BalkanWeb)