E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mirëpret vendimin për Timoshenkon

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka konstatuar se burgosja e ish-kyreministres ukrainase, Yulia Tymoshenko, ka qenë shkelje e të drejtave të njeriut.

DASH ka këkruar lirimin e Timoshenkos.

“Vendimi i gjykatës tregon se paraburgimi i zonjës Timoshenko ishte arbitrar dhe i paligjshëm, andaj përsërisim thirrjen tonë për lirimin e saj si dhe dhënies fund të persekutimit selektiv në Ukrainë”, ka thënë zëdhënësi i DASH-it, Patrick Ventrell, transmeton Rel.

Gjykata në Strasburg të Francës ka lëshuar sot vendimin.
Tymoshenko, lidere e Revolucionit të Portokalltë, është dënuar me shtatë vjet burgim në vitin 2011, për shkak të, siç është thënë, “abuzimit me detyrën zyrtare”.

Ajo thotë se qeveria e presidentit Viktor Yanukovych ka manipuluar me rastin dhe është duke e mbajtur atë në kushte çnjerëzore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›